Sipas MeteoAlb, riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzojë në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 43 gradë Celsius.
Advertisements
Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.
Advertisements
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugore – Jugperëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al