Pas skandalit të madh, Rama pritet me protesta te Onkologjiku: Shoqërohen të rinjtë që protestuan

by editor

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në spitalin Onkologjik në QSUT.

Advertisements

Disa të rinj janë përballur me kryeministrin dhe i kanë kërkuar llogari për skandalin e shëndetësisë, ndërsa në duar mbanin pankarta dhe një boks ku dëgjohej Rama duke folur për shëndetësinë falas.

Advertisements

Një prej të rinjve që iu drejtua Ramës me fjalët: “O maskara, e hoqe prape përgjegjësinë nga vetja”, është ndaluar nga rojet e sigurisë dhe shoqëruar në Komisariatin nr.4 ashtu si bashkëmoshatarët e tij.

Në orën 19:00 pritet të mbahet protesta e dytë para Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët dhe aktivistët që kërkojnë dorëheqjen e ministres pas skandalit në Onkologjik.

You may also like