Pensionistët në protestë, Qori: Shqipëria sot ka nivelin më të ulët të pensioneve në Evropë, Rama fajtori kryesorë

by editor

Një numër i konsiderueshëm pensionistësh nga qytete të ndryshme të vendit janë ngritur në protestë përpara kryeministrisë duke kërkuar rritje të pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik, ndërsa indeksimin e pensioneve me 4.1% e konsiderojnë tallës dhe diskriminues.

Advertisements

Kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, i ftuar në një emision televiziv, tha se në 11 vite qeverisje, kryeministri Edi Rama, nuk ka bërë asgjë për këtë kategori, teksa është kujtuar për ta që pas protestës.

Advertisements

“Edi Rama mesatarisht një herë në vit flet për pensionet, kur jep atë bonusin e fundvitit. E kemi detyruar prej të premtes e këtej, kur është bërë protesta, ka lëshuar të gjithë ministrat kapin ndonjë pensionist për të bërë foto dhe ua çan hallin.

Rama ka 11 vjet dhe në këto vjet nuk ka bërë asgjë për pensionistët, pos ka indeksuar. Indeksim do të thotë që ti rritesh pensionet aq sa janë rrit çmimet. Ndërkohë që Shqipëria sot ka nivelin më të ulët të pensioneve në Evropë.

Advertisements

Ligji për pensionet në Shqipëri quhet ligji i sigurimit të detyruar, pra pagesa e sigurimeve shoqërore në Shqipëri është detyrim dhe institucion që kanë detyrim ti mbledhë këto sigurim janë institucione ne kontroll të Ramës. Rama nuk mund të mbaje fjalime, ai ka pasur për detyrë të bëjë të zbatueshëm ligjin që deri sot nuk e ka bërë.”

You may also like