Për cilin lajm e thirri SPAK? Flet gazetari Elton Qyno: Kam publikuar shumë lajme, së fundmi ishin bisedat e Nuredin Dumanit

by editor

I ftuar në një program televiziv gazetari Elton Qyno u shpreh se ka publikuar shumë lajme, së bashku me kolegët e mia për “Metamorfozën” dhe “Plumbin e artë”.

Advertisements

Qyno:Unë kam publikuar shumë lajme, së bashku me kolegët e mia për “Metamorfozën” dhe “Plumbin e artë” që lidhet me Dumanin dhe të tjerët.

Lajmet që kam publikuar së fundmi kanë të bëjnë me komunikimet që Dumani ka bërë në SKY me personazhe të botës së krimit.

Advertisements

Janë biseda në SKY dhe flitet se si përgatiten dhe si i marrin informacionet dhe ku i sigurojnë armët. Këto biseda u kthyen në shkakun kryesor që të përfundoj në SPAK.

You may also like