“Përdorin vajzat e bukura për të…”, gazetari zbulon skemën e ‘bosave’ të narkotikës për transportimin e drogës nga Kosova drejt Shqipërisë: Po përdoren të gjitha format

by editor

Gazetari Eraldo Harlicaj ka deklaruar në një emision televiziv, se bosët e drogës përdorin vajzat e bukura për të bërë transportimin e drogës nga Kosova për në Shqipëri.

Duke folur për operacionin e fundit të policisë ku u ndaluan një grup të rinjsh pasi u kapën duke trafikuar armë nga Kosova për në Shqipëri, Harlicaj tha se edhe për transportin e drogës përdoren format nga më të ndryshme.

Sipas tij, bosët e drogës u japin vajzave të bukura makina të shtrenjta në të cilat vendosin lëndët narkotike duke i dërguar në destinacionin e kërkuar.

“Përveç trafikimit të armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë është edhe trafikimi i lëndëve narkotike dhe një ndër rrugët që përdoret së fundmi në bazë të informacioneve që unë kam, nga grupet kriminale është edhe vajzat bukuroshe.

Iu jepen makina të shtrenjta dhe nga Prishtina në Tiranë të çohen në një pikë të caktuar dhe ka raste kur këto vajza nuk e dinë se çfarë përmban makina. Këto grupe kriminale iu lënë edhe lëndë narkotike, iu lënë edhe drogë brenda makinës.

Nuk janë në dijeni, por ka edhe raste kur janë në dijeni. Bëhet transporti i lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, kanabis-sativa duke i transportuar me makina të shtrenjta që ua japin vajzave. A nuk pyesin apo nuk kanë forcë të pyesin kjo pastaj kalon në pjesën evazive.

Por janë vajza që përdoren. Ka edhe mënyra të tjera sepse përdoret edhe kufiri tokësor. Për shembull në rastin Serbi-Kosovë transporti bëhet përmes kufirit tokësor ku futin armë. E njëjta gjë ndodh edhe në Kukës. Ka disa forma. I përdorin të gjitha mënyrat”, theksoi gazetari Harlicaj.

You may also like