Mijëra besimtarë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” këtë të mërkurë, pas muajit të shenjtë të Ramazanit.
Advertisements
Gra, burra, fëmijë dhe të moshuar ishin të pranishëm në ritin islam, pas 30 ditëve agjërim.
Advertisements
Presidenti Begaj uron Fitër Bajramin nga Elbasani: Me lutjet e pranuara, besimtarët do të jenë qytetarë më të denjë për shoqërinë
Mes mijëra qytetarësh, ishte edhe një besimtar në karrocë me rrota, të cilin pamundësia fizike nuk e pengoi të kryente ritin e shenjtë të faljes.
Kujtojmë se kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën.
Advertisements
Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh.
Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.