Pamjet që shihni në foto, tregojnë të riun shqiptar që mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë.
Advertisements
Mediat greke, kanë publikuar disa foto ku shfaqet 34-vjeçari Renis Fejzolli, i shtrirë përtokë teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët.
Advertisements
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, në rrugën ‘Iera Odos’ dhe ‘Spyrou Patsi’.
Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark.
Advertisements
Mediat greke, raportojnë se autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë.