Pikniku në natyrë i një gruaje 39-vjeçare në Turqi për të festuar fejesën e saj përfundoi tragjikisht kur ajo ra nga një shkëmb 30 metra dhe vdiq.
Advertisements
Yesim Demir ishte me pushime në Çanakala , në veriperëndim të Turqisë, me të fejuarin e saj Nizamedin Gursu kur ndodhi incidenti tragjik më 6 korrik.
Advertisements
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, çifti ishte ngjitur në një shpat për të festuar me pamje nga perëndimi i diellit propozimin për martesë që i kishte bërë pak më herët.
Sipas dëshmisë së Gursu, gjithçka ndodhi kur ai shkoi të merrte gjërat e nevojshme për piknik nga makina e tij dhe papritmas dëgjoi një britmë. Edhe pse ai u kthye me shpejtësi, ajo që pa ishte e fejuara e tij që kishte rënë nga shkëmbi.
Advertisements
Gruaja 39-vjeçare u nxor e gjallë nga gremina, por fatkeqësisht, ajo vdiq pak kohë më vonë, pavarësisht përpjekjeve të ekipevetë shpëtimit për ta mbajtur në jetë.
“Zgjodhëm këtë shpat për të pasur një kujtim romantik pas propozimit tim për martesë. Ne pimë alkool. Gjithçka ndodhi në një çast. Ajo humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk”, tha Gursu i tronditur.
Pas aksidentit tragjik, autoritetet turke njoftuan se aksesi në zonën specifike nga e cila ra në hapësirë 39-vjeçari Yesim tashmë do të jetë i mundur deri në 20 minuta para perëndimit të diellit.