Një ngjarje e rëndë është shënuar në Katania të Italisë, pjesë e Siçilisë, ku një grua pakistaneze 46-vjeçare humbi jetën menjëherë nga shpërthimi i një tenxhere me presion. Mediat italiane raportojnë se ajo ishte duke përgatitur ushqim për fundin e Ramazanit.
Advertisements
Shpërthimi mësohet se u shkaktua nga një mosfunksionim i valvulës së pajisjes ose nga përdorimi i gabuar i saj. Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e policisë, punonjësit e shëndetësisë dhe zjarrfikësja, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veç konfirmimit të vdekjes.
Advertisements