Një fermë e madhe kanabisi u shkatërrua pasi policia britanike, e cila gjeti një hyrje sekrete nga dera fqinje pas një frigoriferi.
Advertisements
Dy të rinj shqiptarë po kujdeseshin për fabrikën e drogës, ku njëri prej tyre tha se ishin vendosur aty nga kontrabandistët.
Advertisements
Sipas mediave britanike operacioni u zhvillua në Alnwick , Northumberland, ndërsa raportohet se disa dhoma ishin konvertuar për të rritur qindra bimë kanabisi.
Personat e arrestuar janë Klajdi Shehu 23 vjeç dhe Klajdi Miraka 33 vjeç, ky i fundit ndodhej i fshehur në papafingon e banesës.
Advertisements
Ndërkohë Klajdi Shehu mohoi përfshirjen në prodhimin e kanabisit.
Te dy shqiptaret u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe secili u burgos për gjashtë muaj nga gjykatësi Stephen Earl.
Avokati mbrojtjes i Mirakës u shpreh se ai “vuan nga apnea e gjumit e cila kërkon oksigjen kur fle. Ai nuk e ka marrë atë trajtim në paraburgim, pavarësisht kërkesave të shumta. Ai e di se do të kthehet në Shqipëri ku do të ketë mjekimet e tij”.
Ndërkohë avokati i Shehut tha: “Ai erdhi nga Shqipëria duke kërkuar të punojë në mënyrë legjitime. Ai është thellësisht i penduar që ra në veprimtari kriminale dhe e zhgënjeu nënën e tij. Ai dëshiron të kthehet në shtëpi për ta mbështetur atë.”