Policia jep detaje për plagosjen në Durrës.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në lagjen nr 4 në Durrës, ku si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Gentian Kuqi, 50 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Mikel Silollari, 40 vjeç, (komshi).
Advertisements
Mikel Silollari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë plagë nga 3 plumba.
Policia thotë se ‘si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Advertisements
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë’.