Punonin në një shtëpi bari, arrestohet çifti i shqiptarëve në Spanjë

by editor

Një çift shqiptar u arrestua nga policia e Spanjës pasi u kapën në një shtëpi bari në qytetin e Adorit.

Advertisements

Të arrestuarit ishin një vajzë dhe një djalë të moshave 22 dhe 27 vjeç.

Advertisements

Ata dyshohen për krime kundër shëndetit publik dhe vjedhje të energjisë elektrike. Policia sekuestroi 809 bimë marijuanë me peshë më shumë se 177 kilogramë.

Policia vendosi një aparat survejimi në afërsi të pronës, duke verifikuar se prej saj dilte një erë e fortë karakteristike e kësaj lënde, krahas vëzhgimit të shenjave të tjera objektive që tregonin se brenda në vilë po rritej marijuanë.

Advertisements

Po kështu, agjentët identifikuan një çift si banorët e zakonshëm të shtëpisë.
Në total janë sekuestruar 809 bimë marijuanë me peshë mbi 177 kilogramë.

You may also like