Arrestohet Andrea Bregasi për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë. 33-vjeçari është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, dhjetorin e kaluar, kur u qëllua ndaj një automjeti në lëvizje ku brenda ishin 3 persona. Fatmirësisht asnjë prej personave të ndodhur në mjet nuk mori lëndime serioze.
Advertisements
Bregasi është një person me precedentë të mëparshëm penal për grabitje me armë ku ka vuajtur edhe dënimin. Gjatë momentit të ndalimit nga blutë e Durrësit atij iu gjet dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Advertisements