Robert Berisha: Xhensila të falenderojë Besin para se të flejë dhe kur çohet nga gjumi

by editor

Këngëtari Robert Berisha sërish ka folur në lidhje me “përplasjen” që ka pasur me Xhensila Myrtezaj dhe menaxherin e këngëtares para disa javësh.

Advertisements

Roberti tha se deklarata e tij për Xhensilën është marrë si një sulm ndaj këngëtares, por sipas tij nuk ishte për të marrë vëmendjen dhe se e gjithë situata nuk është bërë e qëllimshme.

Advertisements

“Nuk kam nevojë për atë lloj fame, unë e bëj pa qëllim. Nëse jam gabim kërkoj falje 1 mijë herë, pyetja më është bërë a ka qenë me kastile ai postimi i koncertit, unë asnjëherë nuk kam thënë po, kam thënë mund të jetë për shkak të problemeve që mund të ketë me Besin.

Nuk është sqaruar, Xhensila është një këngëtare shumë e mirë dhe bukuroshe edhe nuk është rastësisht këtu ku është. Ai nuk është menaxher është recepsionist. Nuk kam bërë kontratë, ka hedhur poshtë produksionin, ka dashur të bëjë pak emër. I uroj sukses si atij si Xhensilës.”

Por Roberti sërish i ka ripërsëritur deklaratat e tij se Xhensila e ka famën nga Besi.

“Është marr si sulm, por sqarohen nuk janë shumë të mëdha. E kam thënë që duhet t’i falënderohet paradite dhe pasdite, para se me u çu prej gjumit dhe para se me ra në gjumë është e kryme kjo punë”, u shpreh artisti në Cherry on Top.

You may also like