Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ndodhet i arrestuar prej gushtit të viti të kaluar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit ka dëshmuar ditën e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Advertisements
Punimet e komisionit janë shoqëruar me debate opozitë-mazhorancë për listën e dëshmitarëve ndërkohë që dëshmitë e biznesmenit Ilir Rrapaj, sipas gazetarit Andon Kello, kanë qenë mjaft kontradiktore.
Advertisements
“Rrapaj i cili prej një viti është në ‘arrest me burg’ është pyetur edhe për ish lidhjet e tij me ish zv.ministren Klodian Rrjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deklaratat e tij janë mjaft kontradiktore pasi nga vet Prokuroria ai akuzohet për mashtrim, për shkak se akuzohet se ka pasur konflikt interesi në lidhje me koncesionin e sterilizimit, ai fillimisht ka deklaruar se nuk kishte asnjë njohje me Rrjepaj dhe Beqaj, me Rrjepaj është e deklaruar se kanë qenë shok fakulteti
Raportimi është shtyrë me dy orë dhe nuk dihet se sa do zgjas.
Advertisements
Dita e sotme ka qene ditë e gjatë dhe është rezervuar vetëm z.Rrapaj, sot nuk janë paraqitur tre shtetas italian, njëri nga ata bashkëortaku i Rrapaj, Umbro Stracini dhe dy të tjerë, që cilët kanë gjetur justifikime se janë jashtë vendit, tre herë kanë refuzuar të vijnë.”