Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriut, Oliver Spasovski, në një konferencë, pas arrestimit të të dyshuarit për vrasje të dyfishtë, zbuloi rrugën që autori përshkoi. Ai tha se autori i fillimisht ka qëndruar në Serbi, më pas në Bullgari dhe së fundmi në Turqi ku edhe u arrestua.
Advertisements
“Personi nga Shkupi me përcjellje të avokatit të tij me makinën tip Skoda Super B është dërguar në Serbi, atje ka hyrë në një hotel. Nga atje, ditën tjetër e ka marrë një person tjetër nga Shkupi me një makinë tip furiostradë, më pas kanë hyrë në Bullgari dhe nëpërmjet territorit të Bullgarisë ka hyrë në Turqi në qytetin Balikesir.
Advertisements
Shërbimet tona bien në kontakt direkt jo vetëm me policinë por edhe më një burim të tyre i cili për një kohë të shkurtër ka njoftuar se personi gjendet në Balikesir dhe se planifikon që të niset për në Stamboll dhe se bëhet gati që me taksi të shkojë për në Stamboll dhe sot pasdite nga ana e kolegëve të policisë turke është arrestuar derisa ka ecur në këmbë në një nga autostradat në Balikesir”, tha Spasovski.

Spasovski gjithashtu ka treguar edhe se si u arrestua në Turqi i dyshuari për vrasjen e dyfishtë.
“Sot pasdite nga ana e kolegëve të policisë turke është arrestuar derisa ka ecur në këmbë në një nga autostradat në Balikesir”, tha Spasovski.