Sfida me Ukrainën, Silvinjo dërgon në tribunë sulmuesin e talentuar

by editor

Shqipëria do të përballet me Ukrainën, në ndeshjen e vlefshme për Gurin B1, në Ligën e Kombeve.

Advertisements

Protokolli i UEFA-s, për këtë takim, lejon vetëm 23 lojtarë, një më pak sesa numri i lojtarëve në listën që ka grumbulluar trajneri Silvinjo.

Advertisements

Në këtë situatë, tekniku kuqezi, ka vendosur të sakrifikojë njërin nga futbollistët e grumbulluar. Agim Zeka, do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, pasi nuk do të jetë në stol, sipas asaj që lejon UEFA.

Sulmuesi i Partizanit ishte një nga risitë e listës për dy ndeshjet e këtij muaji, por nuk do të ketë mundësinë për të dhënë kontributin e tij për këtë takim.

Advertisements

Zeka do të jetë në shkallët e stadiumit “Epet Arena”, ndërsa shpreson të jetë me skuadrën, për sfidën e radhës ndaj Gjeorgjisë.

You may also like