Një zyrtar ushtarak amerikan tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani do të nisë një sulm me raketa balistike në 12 orët e ardhshme ndaj Izraelit.
Advertisements
Zyrtari, i cili foli në kushtet e anonimit, tha se Irani mund të përdorë drone dhe raketa. Ambasada amerikane ne Izrael lëshoi një alarm të nivelit të lartë për punonjësit e saj dhe i udhëzoi ata të ktheheshin në shtëpi dhe të përgatiteshin për të hyrë në strehë.
Advertisements
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se çdo sulm iranian kundër Izraelit “nuk kalon”. “Mbrojtja ajrore izraelite është e gatshme për çdo sulm iranian”, shtoi ai.
Ai theksoi gjithashtu se “jemi në një gjendje gatishmërie të lartë së bashku me aleatët tanë”./5pyetjet.al
Advertisements