Sherr me thikë mes dy të rinjve, plagoset 21-vjeçari, dërgohet drejt Traumës (Emrat)

by editor

Mbrëmjen e sotme, një i ri 21-vjeçar nga lagjja “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, L. H., ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër pasi u plagos me thikë gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një 29-vjeçar nga Fieri, i identifikuar si shtetasi L. Dh.

Advertisements

Pas marrjes së ndihmës paraprake, i plagosuri është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Advertisements

You may also like