Sherri për parkimin dy muaj më parë shkak i atentatit në Shkodër? Si vëllai i Arjon Kajoshit plagosi të atin e Alban Bruçit

by editor

Motivi i atentatit të ndodhur sot në Shkodër dyshohet të jetë hakmarrja. Arjon Kajoshi u përball me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij, teksa autor dyshohet të jetë Alban Bruçi.

Advertisements

Sipas informacioneve të para, në 3 qershor të këtij viti, vëllai i shënjestrës, Arlind Kajoshi plagosi të atin e autorit, Vladimir Bruçin, 62 vjeç. Ngjarja ndodhi pas një sherri për vendin e parkimit.

Advertisements

Boksieri kampion i Vllaznisë, 27 vjeç, i ka shpëtuar plumbave, teksa Policia tha se nga hetimet identifikoi si autor pikërisht të riun Bruçi.

Ky i fundit ishte i skeduar nga drejtësia edhe për ngjarje të tjera, si vrasja e Ismet Çekores në vitin 2022. Por ndaj tij nuk u ngrit asnjë akuzë sepse nuk u gjetën prova.

Advertisements

Policia sqaron se për përleshjen e dhunshme të muajit Qershor, ku ishte dhe vetë pjesë dhe iu plagos me sende të forta i ati, pas incidentit, Bruçi u kap dhe shoqërua, duke u lënë për hetim në gjendje të lirë.

Ai ishte mes 6 personave të dyshuar të përfshirë në konflikt dhe u shpall në kërkim të përkohshëm, teksa pasi dha deponimin u la i lirë më pas. “Sqarojmë se shtetasi A.B., nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 Qershor 2024. Shtetasi A.B., pas kërkimit policor (për atë ngjarje) është kapur dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të ditës së sotme.

Nuk dihet nëse Bruçi kishte objektiv boksierin si hakmarrje, apo mendonte se në mjet ndodhej i kërkuari Arlind Kajoshi, që i plagosi të atin.

You may also like