“Shqipëria renditet në vendin e 97”, Bumçi: DASH i dha një shuplakë të fortë qeverisë, raporti ka…

by editor

Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi ka komentuar raportin e DASH në lidhje me investimet.

Bumçi është shprehur se raporti i sugjeron kompanive amerikane që duhet të përfshijnë arbitrazhin ndërkombëtar në kontratat e tyre sepse sistemi gjyqësor për shkak të inefiucencës nuk i mbron investimet e tyre.

Advertisements

“Një fjali që mund të përmbledh raportin e DASH është në konkluzionin që Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes. Me këtë fjali kemi treguar dështimin në fund të mandatit të tretë të qeverisë Rama.

Të jeshë një vend i vështirë për të bërë biznes do të thotë se motori i ekonomisë nuk punon, nuk ka shpresë për zhvillim dhe mirëqenie ekonomike dhe në raport flitet për korrupsionin dhe përmend fushat ku korrupsioni dëmton rëndë klimën e të bërit biznes.

Advertisements

Korrupsioni në prokurimet publike, në vonesat e dhënies së lejeve dhe liçensave që çon deri në tërheqjen e investitorit edhe ty jepen me fakte këto gjetje, flitet për sektorë të tërë të ekonomisë që kanë dalë nga fusha e konkurrencës ekonomike nëpërmjet partneritet publik privat.

Flitet për ndryshme të shpeshta të rregullave të lojës, probleme me titujt e pronësisë ku Shqipëria renditet në vendin e 97 sa i përket respektimit të titullit të pronësisë.

Advertisements

Raporti i sygjeron kompanive amerikane që duhet të përfshijnë arbitrazhin ndërkombëtar në kontratat e tyre sepse sistemi gjyqësor për shkak të inefiucencës nuk i mbron investimet e tyre.”, tha Bumçi.

You may also like