“S’jemi të pasur, as të mëdhenj”/ Kryeministri Rama konferencë të përbashkët me Macron: Nëse keni nevojë për ndihmë thërrisni një shqiptar

by editor

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat nga Parisi me presidentit Emmanuel Macron, është shprehur se Shqipëria ka një mik të afërt si Franca, e cila sipas tij, do të bëjë pjesë në historinë e vendit tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme.

Advertisements

Rama theksoi se shqiptarët nuk janë të pasur dhe as të mëdhenj, por shtoi se “kemi një aftësi besnikërie që është unike”, ndërsa i premtoi presidentit francez që “nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”.

“Franca do të bëjë pjesë në historinë tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme dhe vetëm mund t’ju them faleminderit me gjithë zemër, në emër të shqiptarëve, që kanë qenë skeptikë në lidhje me Francën para disa viteve por sot ata e kuptojnë se Shqipëria ka një mik tjetër të afërt dhe ne shqiptarët nuk jemi të pasur dhe të mëdhenj, ne kemi një aftësi besnikërie që është unike.

Advertisements

Nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, tha Rama.

You may also like