Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin tek Onokologjiku. Togat e zeza kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi. Ai është liruar me garanci pasurore 20 mln lekë, si edhe iu është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit. Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”.
Advertisements
Në dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut, por edhe zv.drejtoresha e QSUT, një nga dëshmitarët është dhe M. Xh. nga Burreli, i cili kishte pasur të ëmën me tumor, që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT, është transferuar në klinikën private mjekësore “Megis”, ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe t’i nënshtrohej kimios, por nuk kanë pranuar.
Advertisements
Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i cili e ka orientuar te doktor Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT dhe më pas ky i fundit te klinika “Megis” për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa. Pasi ka dalë biopsia, Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operacionin po në këtë klinikë, e cila është në pronësi të doktorit Edmond Gashit. Nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij.
SI FUNKSIONONTE KLINIKA
Advertisements
Pjesë e skemës ishte Emiljano Lela, doktori i Onkologjikut, Edmond Gashi, administratori i klinikes Halil Gashi dhe mjekja Alketa Ymeri. Emiljano Lela i cili kishte detyrën e koordinatorit në Shërbimin Onkologjik merrte pacientët pa radhë dhe i dërgonte tek mjek tjetër nga ai që ishte rekomanduar dhe konkretisht tek Edmond Gashi. Për pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit ai merrte përqindje. Më pas mjeku Edmond Gashi i sugjeronte pacientët të shkonin tek klinika e vet private, duke iu shpjeguar se është radhë e madhe në spitalet shtetërore dhe situate është emergjente.
“Mjeku nuk shkonte tek pacientët që kishte në klinikën e vet private kur lajmërohej nga infermierët se pacienti ka temperaturë duke thënë ‘vari leshtë’ kjo e vërtetuar dhe me interceptimin telefonik të përshkruar më sipër. Nuk u tregon pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanerët, biopsia dhe për kimioterapitë dhe për rrezet pacientët duhet të kthehen prapë në spitalin shtetëror. Ky mjek merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij kur si rregull duhet të lihen në punktin e kirurgjisë”, thuhet në dosje.
Halil Gashi, i cili ishte administrator i klinikës ‘Megis’ nuk jepte fatura tatimore për operacionet e kryera apo shërbimet e tjera mjekësore të kryera pranë kësaj klinike si skaner, mamografi etj. Gjithashtu mjekët punonin të paregjistruar si rasti i mjekes Aleta Ymeri (Pere) e cila ka firmosur në kartelën e pacientes B.XH, por nuk është mjeke e regjistruar pranë kësaj klinike.