Skavica/ Aktivistja përplaset me Ramën në SHBA: Po bëni “gj*nocid” në Dibër(VIDEO)

by editor

Aktivistja Ferzileta Gjika, në mbrojtje të Skavicës është përplasur me Edi Ramën, gjatë takimit të kryeministrit me përfaqësues të shoqërisë civile në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Advertisements

Gjika përsërit thirrjet kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica mbi lumin Drin në Dibër, ndërsa i tha Ramës që Rruga e Arbrit është dështimi i madh i të gjitha qeverive, pasi punimet me cilësi të dobët nuk po përfundojnë kurrë.

Advertisements

Përtej propagandës me “kasetë” të qeverisë, aktiviztja përcolli tek Rama shqetësimin e banorëve të zonës së Dibrës, duke shtuar se ky është një “gjenocid” që i bëhet 35 fshatrave të zonës të cilat fundosen nën ujë.

“Sot me date 24 Shtator, 2024, Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me perfaqesues te shoqerise civile ne Diaspore, ne qytetin e Bronx, Nju Jork.

Advertisements

Kundershtimi ndaj Diges se Skavices ka ngritur shqetsimin ne lidhje genocidin qe i behet popullit te Dibres, fundosjen nen uje te 35 fshatrave, vendin e Kastrioteve, si dhe problematikat ne lidhje me Rrugen e Arbrit, si nje rruge qe s’mbaron kurre.

Rruga e Arbrit eshte deshtimi me i madh i te gjitha qeverive dhe ende nuk ka shprese se mbaron pasi eshte shembulli me i keq i projektit dhe cilesise se punimeve pasi e kemi pare nga afer.
Pyetja konkrete qe iu drejtova nè fillim ishte kjo:

“Dibra e vetmja Bashki ne Shqiperi qe ka 7 Njesi Administrative te Qeverisjes Vendore qe nuk jane te lidhura me rruge te asfaltuara e madje nuk kane ne territorin e tyre asnje meter katror asfalt.

Njesia Rec,
Njesia Zall-Dardh,
Njesia Arras (Cidhen)
Njesia Muhurr,
Njesia Lure,
Njesia Luzni,
Njesia Selishte,

Keto 7 njesi administrative jane nder zonat me te varfra te Shqiperise.

Ju dhe qeveria juaj e keni prioritet Turizmin. Perse nuk e shikoni si destinancionin me te afert turistik luginen e Drinit te Zi dhe te mbeshtesni me zhvillim infrastructuror keto 7 njesi te qeverisjes vendore, por mendoni ta zhysni nen uje pjesen me historike te Kombit Shqiptar, nderkohe qe sot ka plot burime alternative per energy?

Kerkonte t`i shmangej pyetjes, dhe nuk u pergjigj, replika vazhdoi.. Per me shume ndiqni videon”, shkruan Ferzileta Gjika teksa shpërndan videon më poshtë.

You may also like