Silvinjo pritet të rinovojë kontratën me Shqipërinë.
Advertisements
Trajneri ka biseduar me presidentin Armand Duka dhe ka arritur akordin, që do të firmoset shumë shpejt.
Advertisements
Pritet që braziliani të firmosë kontratën e re, që do ta mbajë në krye të kombëtares deri në përfundim të Kupës së Botës.
Nuk jepen hollësi financiare, por besohet se do të ketë rritje page për njeriun që udhëhoqi kuqezinjtë në një vit e gjysmë. Nën drejtimin e tij, kombëtarja u kualifikua si e para në grup në eliminatoret e Kampionatit Europian, dhe mori pjesë në finalet në Gjermani në grupin B, duke barazuar me Kroacinë e humbur minimalisht me Italinë e Spanjën.
Advertisements