Temperatura deri në 36 gradë celsius, meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit

by editor

Java nis me mot të paqëndrueshëm me vranësira që do të jenë më të theksuara gjatë orëve të pasdites ku mund të ketë me momente me reshje të pakta shiu.

Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians se sot temperaturat pritet të variojnë në 33-34 gradë celsius.

Nga e marta në vijim do ketë përmirësim të kushteve të motit me intervale të gjata me diell dhe pasdite me vranësira, përjashtim bën e enjtja ku në juglindje mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Temperaturat të martën do zbresin deri në 32 ndërsa duke nisur nga e mërkura do ketë rritje graduale deri në fundjavë kur pritet të shkojnë mbi vlerën 36 gradë celsius, në Tiranë deri në 35 gradë celsius.

You may also like