Temperaturat deri në 38 gradë celsius, moti sot

by editor

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore.

Advertisements

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. Por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët. vranësirat më të fokusuar do të jenë në skajin Veriore dhe VeriLindore të Shipërisë.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Advertisements

You may also like