Tmerroi banorët e pallatit me kallashnikov dhe mbajti peng fëmijët, reagon vjehrra: Ja si shpëtuan nipërit nga plumbat

by editor

Mara, nëna e Bardha Markut, vjehrra e Aleks Markut, 40-vjeçari që akuzohet se mbajti peng për disa orë 2 fëmijët e tij dhe qëlloi me armë ndaj policisë.

Advertisements

Në një rrëfim për Evis Ahmetin, moderatoren e emisionit “Me zemër të hapur”, e moshuara tregoi se vajza e saj dhunohej nga burri i saj. Ajo tregoi se fëmijët ishin terrorizuar.

Advertisements

“Ne na kanë marrë sot në orën 4. Ne nuk dimë gjë, se nuk na i ka qitur fëmijët. Bardha iku në Itali për dokumentet e fëmijëve. Ai bëri be, se nuk i pre fëmijët. Më pas nuk na i ka nxjerrë as mua as vajzës fëmijët. I thash Aleks; mi nxirr fëmijët ti shoh. I thash mi sill fëmijët. Fëmijët i kam mbajtur fëmijët dy vite vetë. Vajza erdhi natën në 2 të natës, në 3 erdhi në Lezhë. Ajo kishte frikë se ça do i kishte bërë diçka fëmijëve. Shkuam me taksi në Durrës. Urdhri i mbrojtjes ka qenë në Lezhë. Vjehrri i saj ka faj se gati gjysmën e gjerave zere se i ka bërë ai. Mos e gëzoftë jetën e vetë. Po ai ishte i alkoolizuar dhe e dhunonte Bardhën. Kanë 11 vite që janë martuar, me shkuesi. Do ndahet nga ai, si t’i besojë atij?! Kurrë! Kishin dy javë që kishin ikur në Durrës me shpresë se mos ecnin. Aleksi nuk bënte asnjë punë, nuk dëgjonte. Ai i prishi punët në Lezhë. Në Itali nuk di që të ketë qenë i dënuar për vjedhje, por për dhunë. Fëmijët kanë ardhur dy psikologë dhe i kanë marrë. Kur kujtohen kanë trauma. Fëmijët i mbajti me forcë brenda ai në dhomë kur i erdhi policia te dera. Veç Zoti i shpëtoi fëmijët, e falënderoi. Se si shpëtuan ata kokën përmes plumbave”, tha ajo.

You may also like