Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Korçë ditën e djeshme, ku u gjetën pa shenja jete ne banesën e tyre nënë dhe bijë. Sipas policisë Eleni Vangjeli 75 vjeçe dhe Ornela Vangjeli, vajza e 54 vjeçare kanë gjetur vdekjen në banesën e tyre në katin e parë të një pallati në lagjen 17 të qytetit të Korçës
Advertisements
Nënë e bijë jetonin së bashku dhe prej 5 ditësh nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike të djalit të 75 vjeçares. Kjo e ka bërë atë që të marrë rrugën nga Greqia ku punon si emigrant e të vijë drejt Korçës për të mësuar më shumë për nënën e motrën.
Advertisements
Shtëpia sipas djalit të së moshuarës ishte e mbyllur dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur hapjen e derës kryesore të banesës.
Aty janë konstatuar se Eleni dhe Ornela Vangjel kanë qenë të vdekura.
Advertisements
Sipas djalit ditën e shtunë motra e ka çuar nënën në spitalin rajonal të Korçës për shkak të probleme me shëndetin, në kushte të tilla, mjekët i kanë kërkuar që të shtrohej në spital por ka qënë vajza ajo që nuk ka pranuar e të dyja së bashku janë kthyer në banesë
Sipas policisë nuk përjashtohet mundësia që 54 vjeçarja të ketë gjetur vdekjen me parë për shkak të një arresti kardiak ndërsa e moshuara nga gjendja e saj e rënduar dhe mungesa e marrjes së ilaçeve ka gjetur vdekjes, vdekje e cila edhe për policinë mund të ketë ndodhur ditën e diel atëherë kur janë shkëputur kontaktet telefonike me familjarët.
Do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes, ndërsa policia e Korçës ka konfirmuar se në trupat e të dyja viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë Dhorkë Lulani, fqinja e dy viktimave në Korçë ka treguar kontaktin e fundit që kishte me 54-vjeçaren Ornela Vangjeli.
Sipas fqinjës, Ornela e kishte marrë në telefon ditën e shtunë dhe i kishte kërkuar të shihte nëse e kishte kyçur derën e banesës, pasi ajo ndodhej në spital me nënën.
Lulani shton më tej se pas asaj telefonate, nuk ka parë asnjë njeri dhe nuk ka komunikuar me Ornelën, të cilën dje dhe sot i kishin ardhur edhe kolegët në shtëpi, pasi nuk u ishte përgjigjur në telefon.
“Me Ornelën kam komunikuar të shtunë, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur.
Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës.
U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap. Unë mora në telefon edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë.
Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta“, tha Dhorkë Lulani.