Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Ben Arshiaj në oborrin e shtëpisë së tij në Itali, mbrëmjen e 6 tetorit.
Advertisements
Sipas mediave italiane, një kamera në zonë ka fiksuar dy persona, të cilët dyshohet se janë autorët. Të dy janë të maskuar me helmeta.
Advertisements
Hetimet
Gjithçka mbetet pezull. Ekzekutimi ndodhi teksa Arshiaj do të dilte nga furgoni për të hyrë në shtëpinë ku e prisnin bashkëshortja Ina dhe dy fëmijët e vegjël.
Advertisements
Pistat ku po heton policia është përfshirja në trafikun e drogës, prostitucioni dhe Kanuni, pasi policia po heton edhe sherret që 37-vjeçari mund të ketë pasur në Shqipëri.
Policia po heton të shkuarën e atyre që kanë qenë pranë 37-vjeçarit. Gjithashtu hetuesit kanë gjetur një skuter në tokë në zonën industriale të Ospedaletto, një zonë që kufizohet me zonën e Oratoio.
Dyshohet se pikërisht ky ka qenë mjeti me të cilin personi që ka tërhequr këmbëzën e armës dhe bashkëpunëtori i tij janë larguar nga vendi i krimit.