U gjet thika që u vrau 14-vjeçarin/ Reagon policia: Ja ku u gjet mjeti prerës që autori dyshohet se përdori

by editor

Policia e Tiranës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Advertisements

Uniformat blu bejne me dije se ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.

Advertisements

Reagimi

Tiranë

Advertisements

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.

You may also like