U kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’, 46-vjeçari shqiptar në Britani dënohet me dy vite burg (Emri)

by editor

Një 46-vjeçar shqipta është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe. Mësohet se Emri Bushi është kapur duke punuar në një “shtëpi bari”.

Advertisements

Gjithashtu mediat angleze bëjnë të ditru se Bushi është arrestuar më datë 23 korrik në Warwichkshire, gjatë një bastisjeje në një magazinë.

Advertisements

Gjatë operacionit policor, u gjetën 3577 bimë kanabisi, me vlerë 1-2 milionë paund. Ndërkohë 46-vjeçari u kap nga policia pas disa orëve, pasi ishte fshehur në një zgavër mes dy mureve.

Policia tha se rritja e përpunuar e kanabisit ishte shpërndarë në dy kate dhe vendi kishte dhoma banimi, një kuzhinë dhe banjë. Ai u akuzua më pas për prodhim kanabisi. Një akuzë e dytë për marrjen e energjisë elektrike u hodh nga gjykata.

Advertisements

You may also like