U vra dy ditë më parë, 28-vjeçari Novruz Cenalia përcillet sot në banesën e fundit, mbahen homazhe në nder të tij

by editor

Efektivi i policisë se forcave “Shqiponja ” 28- vjeçari Novruz Cenalia, i cili mbeti i vrarë dy të më parë para se të merrte shërbimin, përcillet sot për në banesën e fundit

Advertisements

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier, është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë, ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritete për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Advertisements

Më pas arkmorti me trupin e tij, do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Efektivi i policisë Novruz Cenalia, u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica, i cili pas kryerjes se kësaj vrasje është në arrati.

Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit, duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.

You may also like