Vapë dhe vranësira! Po vjen anticikloni afrikan mbi Shqipëri

by editor

Shërbimi Meteorologjik parashikon që për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

Advertisements

Në këtë mënyrë moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Advertisements

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

Advertisements

You may also like