Veliaj me administratorët e shkollave: Disa nuk kanë mbaruar gjimnazin, por dinë të djegin goma

by editor

Në prag të vitit të ri shkollor, i cili nis në 9 shtator, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e të gjitha shkollave të kryeqytetit, ndërsa një mesazh e pati edhe për opozitën.

Advertisements

Veliaj tha se disa edhe pse nuk kanë mbaruar gjimnazin dinë mirë që të djegin goma, duke iu referuar djegies së gomave nga opozita gjatë protestave para Bashkisë së Tiranës.“Dua t’u uroj suksese kolegëve që kanë filluar detyrën si administratorë të 5 shkollave të reja që do të hapim ditën e hënë. Kemi shkollën “Emin Duraku”, një shkollë totalisht e re, ndoshta më e bukura sot në Tiranë, të cilën e ndërtuam me Bashkimin Evropian. Veç atyre që pengojnë dezinfektimin e shkollave, kemi edhe këta që vijnë e djegin goma para bashkisë, që flasin për shkollat – se ka fëmijë që shkojnë në shkollë, por ka edhe nga këta që nuk e kanë mbaruar shkollën dhe si fëmijë nuk kanë mësuar se në jetë ka edhe humbje, s’ke çfarë i bën, rrihesh me 60 mijë vota, duhet të gjesh një punë tjetër.

Advertisements

Në qoftë se shikohet me çfarë çmimi për metër katror bëhen shkollat e BE-së, është 20, 30, 40 deri 50% më shumë se sa ato që bën Bashkia e Tiranës. Pse? Sepse ata kanë edhe inxhinierë të huaj, burokratë, inspektorë të huaj, që rriten kostot. Për të gjithë ata që nuk e kanë mbaruar gjimnazin, por dinë të djegin goma, prandaj shkolla është e rëndësishme, ndaj duhet ta mbarosh gjimnazin, se aty kupton të bësh llogari, të mirëkuptosh edhe pse i huaji ka kosto më të lartë, se ai vjen më një rrogë tjetër”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se gjatë muajit gusht është bërë një punë e madhe për të përgatitur ashtu siç duhet të gjitha godinat arsimore.

Advertisements

“Ju falënderoj që kaluat gushtin duke punuar për të sjellë në terezi shkolla që kanë pasur nevojë për mirëmbajtje të thelluar ose për të mbajtur standardin e shkollave të reja që kemi ndërtuar. Shumica e prindërve e mbështet dezinsektimin, dezinfektimin dhe deratizimin e shkollave. 99.9% e njerëzve, që janë njerëz normale, e kuptojnë se çfarë po bëni duke dezinfektuar mjediset, e kuptojnë se shkenca, OBSH-ja, BE-ja, që certifikon këto produkte, është shumë më e avancuar se budallallëku i atyre që besojnë se toka është e sheshtë”, tha Veliaj.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një regjim të ri për qarkullimin e trafikut, për të shmangur vonesat për prindërit dhe fëmijët gjatë orëve të mëngjesit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të jetë e ndaluar lëvizja e automjeteve që furnizojnë dyqanet nga ora 07:00 deri në 09:00 të mëngjesit.

“Të hënën do të futemi me regjimin e ri të trafikut. Do të angazhojmë edhe vullnetarë për të ndihmuar fëmijët të kalojnë në vijat e bardha, përveç ndihmës nga Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore. Në fundjavë do të publikojmë urdhërin e kryetarit të bashkisë për orarin e qarkullimit në mëngjes. Në çdo vend të botës, në orën 7:00 nuk ka njeri që vjen me makina të sjellë patatina. O merri një natë më përpara ose nuk mundet që në orën 8:00 të bësh garë kush shkon në shpejt, fëmijët në shkollë apo çipsat dhe çimçakizat në dyqan. Gjatë kohës që shkojnë fëmijët në shkollë, nga ora 7:00 me 9:00, ne do t’i pezullojmë totalisht makinat e furnizimit”, tha Veliaj.

Lajmi kryesor:
Tiranë/ 5 shkolla të reja në sezonin e ri, Veliaj: I japim fund mësimit me dy turne! Hapim qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët me spektrin autik

You may also like