‘Vëllai thirri ‘babi’!’V*rau me thikë vëllain e vogël dhe prindërit, 17-vjeçari rrëfen krimin me ftohtësi: Prindërit më panë, më thanë ‘rri i qetë’! I godita se më dhimbseshin

by editor

Detaje të tjera janë bërë të njohura nga dëshmia e 17-vjeçarit i cili ekzekutoi me thikë dy prindërit dhe vëllain e tij të mitur pak ditë më parë në Itali.

Në rrëfimin e tij, para paraburgimit, 17-vjeçari Ricardo ka përshkruar të gjithë natën e ngjarjes dhe mënyrën se si ka goditur familjarët e tij, duke nisur fillimisht nga vëllain i mitur.

Advertisements

“Ai që duhej të vrisja fillimisht ishte vëllai im. Ai ishte në shtrat, i kthyer në anën e majtë drejt dritares. Me goditjen e parë që i hodha në fyt, ai u zgjua dhe thirri “Babi”. Ia mbylla gojën dhe i dhashë më shumë thika”, ka treguar 17-vjeçari.

Siç tha ai, lëvizja e tij e radhës ishte të shkonte në dhomën e prindërve dhe të vriste ata, por nga britmat e të vëllait, ai është përballur me prindërit në derën e dhomës së tyre, teksa ata dilnin.

Advertisements

“Kishin ndezur dritën, unë isha përballë me thikën në dorë, më thanë të rri i qetë. Ata hynë me mua në dhomën e vëllait tim dhe unë i sulmova”, është shprehur ai.

Pas të vëllait, 17-vjeçari tregon se së dyti ai vrau nënën e tij, ndërsa i fundit që ra i vdekur nga goditjet me thikë ishte babai i tij, të cilin adoleshenti tregoi se e goditi me thikë kur ktheu shpinën për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër.

Advertisements

“E godita me thikë në qafë, se më dhimbsej”, tha ai.

Duke vazhduar përshkrimin e tij në një mënyrë që tregonte ftohtësinë absolute të asaj që kishte bërë, 17-vjeçari tha se për shkak se babai i tij “po vuante pas goditjeve në shpinë, e godita me thikë në qafë se më dhimbsej”. Edhe nënën time e godita sërish me thikë, sepse nuk doja që ajo të vuante më”.

Pasi vrau prindërit dhe vëllain e tij, 17-vjeçari i tha policisë se e fshehu thikën nën jastëk dhe megjithëse mendimi i tij i parë ishte të zbriste në katin e poshtëm dhe të thërriste për ndihmë, ai u kthye në dhomë dhe mbylli sytë ndaj asaj që kishte kryer.

Për sa i përket thikës që ka goditur familjarët e tij gjithsej 68 herë, ai ka shpjeguar se e ka mbajtur me një leckë që e kishte prerë nga një bluzë e zezë, duke shpjeguar se kështu do ta pastronte.

Ai sqaroi se megjithëse fillimisht kishte menduar të akuzonte nënën e tij, në fund zgjodhi t’ia kalonte babait fajin, por një version ky që nuk e bindi në asnjë moment policinë, pasi vrasësi 17-vjeçar nuk kishte asnjë shenjë konflikti.

Ricardo u tha oficerëve se fillimisht donte të vriste familjen e tij një natë para vrasjes “por nuk më pëlqente. Por vazhdova të mendoja për këtë për orët e ardhshme, derisa shpërtheva”.

You may also like