VIP-at që këtë sezon nuk kanë sesi të mos shfaqen në rrjetet e tyre sociale me poza nga bregdeti. Në një xhiro të shpejtë që kemi bërë në llogaritë e tyre personale, kemi mundur që të shkëpusim një copëz nga ditët e tyre të plazhit, ku duhet thënë, të paktën këtë javë, vajzat e ekranit e kanë kaluar më së miri provën e bikini.
Advertisements
Advertisements
EFI DHEDHES, PUSHIME ‘SINGLE’ PAS NDARJES NGA I DASHURI
Teksa të gjithë presim ta shohim në ekran, Efi ka vendosur që të bëjë edhe disa ditë pushime. Ish-finalistja e “Big Brother” ka zbuluar se ka nisur pushimet e saj në Greqi.
Me foto nga bregu detit, ajo ka zbuluar format, por natyrisht duke mos na zbuluar se kush e shoqëron. Kujtojmë se në pushimet e shkuara verore, Efi ishte në një lidhje dhe më e dashuruar se kurrë.
Megjithatë, pak muaj më parë, në media u fol për ndarjen e saj nga i dashuri. Të gjithë jemi kuriozë për të parë se kush e shoqëron në këto ditë të nxehta. Megjithatë, jemi të sigurt që nëse ajo është në shoqërinë e një mashkulli, vështirë se mund ta zbulojë vetë.
BORA ZEMANI, PUSHIME ‘SEXY’
Për Borën, ky ka qenë një sezon i ngjeshur ku i është dashur që të jetë në krye të dy formateve televizive.
Por tashmë që ka mbyllur dhe sezonin e parë të “Cherry on Top”, Bora ka gjetur pak kohë për pushim. Në rrjetet e saj sociale, ajo na ka zbuluar se e ka nisur këtë sezon pikërisht nga Turqia.
Advertisements
Së bashku me të është djali i saj, Arbor, i vëllai dhe sigurisht që Donaldi. Duke qenë me tre djem, në rrjetet e saj sociale, Bora na ka zbuluar edhe situatat gazmore që e kanë shoqëruar.
Megjithatë, të gjithë vëmendjen e ka marrë edhe foto e saj me bikini. Si gjithnjë në një formë fizike perfekte, Bora nuk i ka kursyer edhe pozat sensuale, gjatë këtyre ditëve me diell dhe det.
ADELINA TAHIRI BËN GJOKSIN OPERACION
Adelina Tahiri e ka nisur sezonin e plazhit shumë herët. Kohë më parë, ajo dhe familja e saj kaloi shumë kohë në Dubai dhe pozat, këngëtarja maqedonase i ndante me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ishte pikërisht ky udhëtim që solli edhe foton me bashkëshortin e saj, pasi çifti prej gati 1 viti ishte në një krizë. Dhe tashmë që familja është ribashkuar, dyshja nuk ka ndërmend t’i ndajë pushimet.
Në rrjetet sociale, biondja seksi nuk i ndal fotot sensuale me format e saj bombastike. Madje, të shumtë kanë qenë komentuesit që kanë shkruar se artistja ka bërë gjoksin, pasi në dallim me fotot nga vitet e shkuara, gjoksi i këngëtares duket më i madh.
KUSH E SHOQËRON SONI MALAJN NË JUG?
Prej shumë kohësh Soni është “single”, të paktën në rrjetet sociale prej shumë kohësh ajo nuk ka publikuar foto me një mashkull.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar aspak Sonin që këtë verë të jetë si gjithnjë e zjarrtë. Do ta quanim pa frikë si një ndër vajzat më seksi të “showbizz”-it tonë, duke qëndruar gjithnjë në super formë fizikë.
Edhe këtë verë, Soni vijon të jetë ‘on top’. Në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur të publikojë një foto, në këmbë dhe me pantallona, duke zgjedhur që fotot provokuese me bikini t’i lërë për pak më vonë. Ne nuk e dimë se kush e shoqëron këngëtaren këto ditë në jug, por ajo që dimë është që kushdo që të jetë është padyshim me shumë fat.
ERA RUSI “ARRATISET” NË ISHULLIN TROPIKAL
Për këngëtaren, ky do të jetë një sezon i ngjeshur me shumë aktivitete, ndaj edhe pushimet i ka marrë më herët. Era Rusi na ka zbuluar se ka zgjedhur të pushojë në një vend tropikal, ku edhe nuk i ka ndalur fotot nga bregdeti.
Ndonëse në një formë perfekte më të përmirësuar, artistja ka zgjedhur që të mos pozojë me bikini. Duke qenë më e përqendruar tek peizazhi, Era ka zgjedhur që të jetë aktive ditët e fundit, duke vendosur që të publikojë pamje të saj, krejt e vetme. Mjaftojmë të kujtojmë që këngëtarja nuk është parë kurrë në shoqërinë e një mashkulli, për të kuptuar se as në këto pushime nuk do të shohim partnerin e saj në një foto.