Vrasja e Dritan Idrizit për 5 mijë euro, arrestohen autori i dyshuar dhe 2 familjarët

by editor

Vrasja e shqiptarit Dritan Idrizi (Xhepexhiu) në Tavullia të Italisë të mërkurën e 7 gushtit i ka lënë vend hetimeve të organeve ligjzbatuese dhe reagimeve nga palët në konflikt. Ngjarja ndodhi pranë një ndërtese, përgjatë Via San Giovanni.

Advertisements

Policia e vendi fqinj ka njoftuar se deri tani ka arrestuar 3 persona të implikuar në përleshje, mes të cilëve edhe autori i dyshuar i ngjarjes.

Advertisements

I arrestuari për vrasjen është një 37-vjeçar, teksa të ndaluar konfirmohen edhe 2 persona të tjerë, që dyshohen të implikuar në krim.

I ndaluari është identifikuar si Artur Cerria, me kombësi shqiptare dhe madje sipas mediave të vendit fqinj, edhe i njohur i viktimës njëkohësisht.

Advertisements

I arrestuari dhe ka rrëfyer vrasjen e bashkatdhetarit të tij Dritan Idrizi. Cerria punoi si marangoz dhe më pas hapi një biznes me pakicë në internet. Edhe vetë ai është goditur me çekiç në kokë nga Idrizi dhe ka pësuar lëndime të rënda. Të plagosur mbetën edhe gruaja dhe djali i tij që ndodheshin në vendin e sulmit. Dy arrestimet e tjera të kryera nga Karabinierët e Riccione dhe Pesaro janë një mik 28-vjeçar i viktimës dhe një i afërm i tij.

Familja e dyshuar ka pretenduar vetëmbrojtjen, duke këmbëngulur se viktima dhe shokët e tij i shkuan të armatosur në banesë dhe i goditën me çekiç në kokë, përfshi edhe gruan. Konflikti mes dy palëve ndodhi për çështjen e një borxhi prej 5 mijë eurosh që autori i kishte viktimës, për punët e kryera në ndërtim.

Dritan Idrizi, banues në Riccione, u godit me thikë tre herë në gjoks, teksa plaga që i mori jetën ishte ajo në zemër. Pavarësisht se u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetonte. Nga përleshja pati të paktën edhe 3 të plagosur, që po trajtohen, mes tyre edhe gruaja e autorit.

You may also like