Vrasja e ish-policit të burgjeve, gazetarja e njohur zbulon çfarë i tregoi motra e Gentian Bejtjas: Janë të varfër ekonomikisht, thonte gjithmonë kur të vij vdekja…

by editor

Gazetarja Lusi Përgjegji deklaroi në një studio televizive se, sipas dëshmive të motrës së Gentian Bejtjas, ai nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale dhe nuk ka qenë fare në gjendje të mirë ekonomike, pasi edhe shtëpinë e ka bërë duke i marrë asaj lekë borxh.

Advertisements

Familjarët kanë zero besim tek drejtësia. Kështu më tha motra e Gentianit. Sipas saj, ka lidhje të forta të shtetit me vrasjen. Kishte aplikuar për azil politik dhe nuk ju dha.

Advertisements

Për dokumentacion nuk ju dha leja. Kishte 18 muaj që rrinte në Shqipëri. Kur të vi vdekja le të vijë ka thënë ai. Ngjarjen e kanë parë edhe fëmijët e Gentianit edhe e shoqja.

Nuk i kanë drejtuar gishtin dikujt, ndonëse kanë dyshime. Kanë frikë. Motra ka mohuar se Gentiani ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale. Sipas saj, ai s’ka qenë fare i fuqishëm ekonomikisht. Mezi e ka bërë shtëpinë., tha Pergjegji.

You may also like