Xhelozi e sëmurë/ Gjeti letrën që ish e dashura i kishte dërguar, gruaja tenton të vrasë bashkëshortin

by editor

Xhelozia e Bertha Yalter u bë shkak për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, pasi në apartamentin e tyre mbërriti një kartolinë dashurie nga një grua me të cilën ai ka patur lidhje 6 dekada më parë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen Eastern Shores të North Miami Beach, ku burri është gjetur i mbuluar në gjak në disa zona të trupit ku janë gjetur dhe shenja kafshimi dhe mavijosje. Është e paqartë se çfarë shkruhej në kartolinë, megjithatë, i lënduari tha se kjo e zemëroi shumë Yalter, e cila gjithashtu u përpoq ta mbyste atë me një jastëk.

Advertisements

Departamenti i Policisë në North Miami Beach tha se zonja Yalter dhe burri i saj janë të martuar për gati 52 vjet. I moshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor pas 3 orësh. Siç raportojnë mediat amerikane, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, 71-vjeçarja është urdhëruar të qëndrojë në paraburgim. Ajo akuzohet për tentativë vrasjeje në shkallën e dytë dhe sulm të rëndë ndaj një personi të moshuar.

You may also like