Zjarri i qëllimshëm në një magazinë në Itali, i merr jetën tre të rinjve që flinin brenda, shkak dyshohet mospagesa e gjobës te bandat

by editor

Tre të rinj kanë humbur jetën nga zjarri në një magazinë në Milano të Italisë, që dyshohet se është vendosur qëllimisht.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin përdhes të magazinës me pronarë kinezë ” Li Junjun”, ku u gjetën të vdekur tre të rinjtë e moshës 17, 19 dhe 24 vjeç që dyshohet se punonin dhe flinin ilegalisht brenda ambienteve.

Hetuesit italianë thonë se nga kqyrja e kamerave kanë vënë re silluetën e një njeriu që largohet me shpejtësi nga tarraca e godinës, pak çaste pasi ishte vendosur zjarri.

Advertisements

Gjithashtu, zjarrfikësit kanë gjetur edhe lëndë djegëse të përdorur për vënien e zjarrit.

Ngjarja bëhet edhe më e komplikuar, pasi pronarët e magazinës kishin njoftuar policinë pak orë para zjarrit dhe kishin denoncuar se një person me origjinë afrikane i kishte kërkuar 20 mijë euro duke i kërcënuar me thikën në fyt.

You may also like