Zogu i Tironës feston ditëlindjen mes personazheve të njohur televiziv, dalin pamjet nga mbrëmja tij e ‘çmendur’

by editor

Personazhi karizmatik Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe “Zogu i Tironës”, ka festuar ditëlindjen në një festë ku ishin të pranishëm figura të njohura të ekranit, miq e mikesha të tij. Ai më tej ka ndarë edhe disa foto në rrjetet sociale, ku duket krah artistes Elda Shabani, në ambientet e një kazinoje në kryeqytet.

Advertisements

Në videot e siguruara nga SOT News, bien në sy këngëtaret Valbona Halili dhe Elda Shabani të cilat kanë elektrizuar mbrëmjen e ‘Zogut’, me hitet e tyre ndër vite, dhe nuk ka munguar as mamaja e tij zonja Albina, ku është gjithmonë pranë të birit në çdo event. Ndërkohë pavarësisht stinës së verës ku shumë personazhe janë me pushime, Hermes ia ka dolë të mbledhë të gjithë së bashku për të festuar në mes të korrikut të nxehtë.

Advertisements

Advertisements

You may also like