Të paktën 38 persona nga Briri i Afrikës kanë vdekur pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Jemenit, thonë zyrtarët lokalë.
Advertisements
Të mbijetuarit u kanë thënë shpëtimtarëve se anija, e cila mbante rreth 250 persona, u fundos për shkak të erërave të forta.
Advertisements
Vazhdojnë kërkimet për rreth 100 persona të cilët janë ende të zhdukur.
Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se ata në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit.
Advertisements
Hadi Al-Khurma, drejtori i rrethit Rudum, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se anija u përmbyt para se të arrinte në brigje.
Peshkatarët dhe banorët arritën të shpëtojnë 78 prej emigrantëve, të cilët raportuan se rreth 100 të tjerë që ishin me ta në të njëjtën varkë janë të zhdukur.
“Kërkimet janë ende në vazhdim dhe Kombet e Bashkuara janë informuar për incidentin”, tha ai.
Sipas OKB-së , 97.000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar.
Kjo ka ndodhur pavarësisht luftës në Jemen dhe sulmeve të fundit të Houthi-ve ndaj anijeve në Detin e Kuq.