Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Ka drejtorë të tjerë të implikuar te “5D”, Veliaj nën hetim familjarisht

by editor

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, teksa ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Advertisements

Lala tha se hetimet për inceneratorin e Tiranës nuk kanë përfunduar ende, megjithatë e konsideori mjaft të avashtë punën e SPAK.

Advertisements

Gjithashtu, gazetarja shpjegoi udhëzimet e gjykatës që SPAK të hetojë edhe drejtorë të tjerë të Bashkisë, ndërkohë që sqaroi se vijojnë hetimet për pasurinë e Veliajt, vëllait të tij, Arbër Veliaj dhe familjarëve të tjerë.

“Hetimi për inceneratorin e Tiranës po vijon dhe nuk ka përfunduar. Por mendoj se prokuroria e posaçme është shumë e vonuar. Hetimi për Veliajn është gur prove për SPAK. Korrupsioni për inceneratorin bërtet. Nuk ka incenerator, Tirana është mbushur me plehra. Kemi një zv.kryeministër në arrati, një ish-ministër dhe ish-deputet në qeli, disa të dënuar dhe disa nën hetim. Kemi Taulant Tushen, një nga më të besuarit e Veliajt në qeli. A është Veliaj i pa implikuar, për sa kohë ka shkresa nga ana e tij? Dyshoj që Veliaj duhet të hetohet dhe të shihet përgjegjësia e tij. Pse e ka vonuar prokuroria? Nuk e di, duhet ta shpjegojnë prokurorët.

Advertisements

Nëse marrim Rexhë Byberin, që është në arrest shtëpie për disa kilometra rrugë, ndërkohë nga ana tjetër, kemi miliona euro të hedhura në incenerator që nuk ekziston dhe Veliaj pa masë sigurie, kjo kërcet dhe bërtet, njerëzit e kuptojnë shumë qartë.

Kryeministri mund të jetë duke ushtruar ndikim nga prokurorisë, për ta mbyllur këtë çështje.
Pavarësisht se SPAK ecën me hapa të avashtë. Kemi edhe çështjen “5D”. Kam lexuar një vendim të fundit. Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka analizuar cështjen dhe ka kuptuar që jo vetëm zyrtarët e arrestuar, Redi Molla dhe Qato, pronarët de facto të 5D, por rezulton se edhe të tjerë, si Elton Kacidhja, ka po ashtu dhjetëra komunikime për dy vite e gjysmë me pronarin de jure të “5D”, Nestor Muhametllari. Gjyakta i lë detyrë prokurorirsë dhe i thotë, në disa raste Kacidhja ka qenë Autoritet Kontraktor, ka patur kontakte me administratorin, ose pronarin në letra të kompanisë. Atëherë gjyakta thotë hetoni!

Po ashtu, vëllai i Taulant Tushës, rezulton të ketë patur komunikime me pronarin në letra të “5D”, madje ka momente interesante dhe media hesht, sa Nestor Muhametllari thotë, “ata të bashkisë do të na hedhi paratë dhe do të jap dy një dhjetëshe”. Pra duke vijuar hetimi dhe duke lënë detyra, duket se prokurorët po shkojnë në drejtim të zotit Veliaj. I vetmi njeri që nuk del në komunikim me Muhametllarin është Veliaj, por të gjithë vartësit e tij janë në komunikime direkte me Muhametllarin.

Aty del, Tivari, drejtor tjetër, që rezulton me problematika për një sipqërfaqë toke me origjinë të paqartë. Ajo që nuk dimë të qartë, është hetimi pasuror ndaj Veliajt, vëllait të tij dhe familjarëve. Sa i përket kompanive të Arbër Veliajt, prokuroria ka marrë të gjithë dokumentat, jo vetëm për atë por edhe aktivitetin e zonjës Xoxa. Pra mbetet e paqartë aty sepse po priten të dhëna nga jashtë vendit.

Janë të gjithë duke pritur ecurinë e hetimeve, por SPAK duhet të veprojë me shpejtësi pasi nuk është çështje dosido. Është nga çështjet më të rëndësishme. Veliaj është kandidati potencial për të pasuar zotin Rama, në këtë kuptim nëse amnistohet, nëse prokuroria e amniston, mund të jetë rrezik më i shtuar”, u shpreh Lala.

You may also like