Arrestohen 26 shoferë dhe vendosen mbi 10 mijë gjoba në një javë në Tiranë

by editor

Policia Rrugore në Tiranë gjatë kësaj jave ka arrestuar 26 shoferë dhe ka vendosur 10 039 masa administrative.

Advertisements

Nga 26 arrestime, 10 prej tyre drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit, 3 pa leje drejtimi, 12 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Advertisements

Ndërsa masat administrative u vendosën për xhama të zinj, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit, mosvendosjes së rripit etj.

Gjithashtu nga 11 mjete të pezulluara, 3 ishin me targa të huaja.

Advertisements

Policia rrugore apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim më të sigurt.

You may also like