Në zemër të maleve peruane, mes borës dhe heshtjes së lartësive, një i ri anglez që e donte gjuhën spanjolle dhe që njihej në rrjetet sociale si “El guero ingles” (“biondi i vogël anglez”) jetoi një aventurë unike, i shoqëruar nga një shoqërues i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm, një qen endacak, i cili u shfaq nga hiçi për ta shpëtuar, sipas lastampa.it.
Advertisements
Gjatë një ekspedite në Santa Cruz, pranë qytetit të Huarazit, i riu shpresonte të arrinte në vendkalimin sugjestionues të Punta Unionit, 4 750 metra mbi nivelin e detit.
Advertisements
Rruga nuk ishte e lehtë, pasi dëbora, i ftohti dhe një mjegull e dendur e bënë ngjitjen edhe më të ndërlikuar. Në ditën e dytë të ecjes, pasi kishte parakaluar anëtarët e tjerë të grupit, ai u gjend plotësisht i vetëm, në mëshirën e pasigurisë se cili ishte drejtimi i duhur për të ndjekur.
Pikërisht në atë moment konfuzioni, si një lloj vegimi, nga mjegulla u shfaq një qen, duke u afruar me një mënyrë miqësore dhe duke tundur bishtin. Mosbesimi i të riut anglez ishte i madh, si mund të ishte një qen atje, në mes të askundit dhe kaq lart? Çuditërisht, kafsha dukej se e dinte rrugën dhe nuk tregoi asnjë shenjë se ishte e humbur.
Advertisements
Në atë moment, biondi anglez kuptoi se e vetmja gjë për të bërë ishte të mbështetej në instinktet e ”mikut” të tij të ri dhe të ndiqte ”udhërrëfyesin” e tij të heshtur.
“Vendosa t’i besoj njohurive të tij për malet”, tha ai.
Qeni, i shpejtë dhe i vendosur, ecte me shpejtësi përgjatë rrugës, pothuajse sikur të ishte mësuar me ato vende. Herë pas here, silueta e “udhërrëfyesit të tij me katër këmbë” humbiste në mjegull dhe më pas shfaqej sërish, sikur priste që alpinisti ta arrinte.
Në fund, rruga i çoi të dy te tabela që tregonte Punta Unionin: i riu kishte humbur, por ”shoku” i tij i ri me gëzof kishte gjetur rrugën për në majë për të. Pasi arriti në vijën e finishit, qeni ndaloi pranë biondit, si një shoqërues i vërtetë aventure, duke pritur në heshtje që të mbërrinin edhe alpinistët e tjerë.
Për për habinë e madhe të të gjithëve, gjetën një qen tjetër që i priste të nesërmen dhe dy qentë vazhduan me alpinistët 22 kilometra të tjera, duke u dhënë atyre pak qetësi dhe siguri gjatë rrugëtimit të vështirë.
Në mbrëmje, ata flinin pranë çadrave, si dy roje besnike që ruanin miqtë e tyre të rinj.
Ditën e fundit, para përfundimit të rrugës, biondi anglez kuptoi që qentë ishin zhdukur. Nuk mund ta besonte që shoqëruesi i tij ishte larguar kështu, pa një lamtumirë të fundit. Por, kur arriti në fund të shtegut, pikërisht pranë një kafeneje të vogël, e gjeti shokun e tij me katër këmbë të ulur, i qetë dhe sikur priste një vështrim të fundit.
Një banor vendas i shpjegoi alpinistit se ata qen jetonin në fshatrat e zonës dhe e kishin zakon të ndiqnin turistët gjatë shëtitjeve të tyre, thuajse sikur të ishin udhërrëfyes të trajnuar.
Por, për anglezin ai qen nuk kishte qenë thjesht një kafshë endacake që kërkonte shoqëri, por një shoqërues i vërtetë, një kujdestar i heshtur që e kishte bërë aventurën e tij peruane të paharrueshme.