“Do shkoj në Austri të takoj djalin tim”, Meritoni zbulon nëse ka folur me ish-partneren pas daljes nga BBV

by editor

Meriton Mjekiqi ka folur gjithashtu dhe për raportin me djalin e tij dhe për kauzën që ai zgjodhi të luftonte në “Big Brother VIP 3”. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri falënderoi mamanë e djalit të tij dhe se është i gatshëm të ndihmojë të gjithë fëmijët me autizëm me mundësitë që ka.

Advertisements

“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij. Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua. Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka.”

Advertisements

Keni mundur të kontaktoni me mamanë e djalit? “Më pyeti dhe Ledioni në Post-Big Brother dhe përgjigja është po e njëjtë. Unë do të shkoj në Austri dhe do takoj djalin tim. Djali është mirë, gjithçka është Ok, duke falënderuar mamanë e Loarit, për kujdesin që ka bërë ndaj Loarit”.

Ke arritur të flasësh? “Për momentin jo, por jemi ‘ok’.”

Advertisements

Besoj se i ke parë reagimet që mamaja e djalit ka bërë? “Jam munduar t’i largohem kësaj pjese, edhe pjesa e familjes së mamit të Loarit, dua të largohem nga kjo pjesa që të flasë për të, por gjithmonë i jam falënderues për atë që ka bërë për Loarin. Nga ana ime gjithçka është mirë”.

“Unë e kam ruajtur sepse nuk kam dashur të ngarkojë asnjë njeri që është përtej familjes dhe të shqetësoj më shumë seç duhet. Gjërat e mia i ruaj dhe mundohem t’i përballoj në veten time. Dhe mundohem mos t’ia tregoj askujt tjetër, flas për njerëzit e mi të afërt, sepse e di që do e përjetojnë njësoj si unë. Pastaj qëllimi pse hyra unë ishte përtej se sa një lojë. Gjithçka kishte të bënte me kauzën time, duke treguar historinë time, me djalin tim dhe fëmijët e tjerë që janë me autizëm. Do të jetë iniciativë nga ana ime dhe shumë fytyra të tjera publike që e kanë përqafuar këtë kauzë timen, unë do të vazhdoj të merrem duke u nisur nga vetja, djali im dhe fëmijët e tjerë që janë me autizëm, duke e ditur se sa të shtrenjta janë seancat që kanë fëmijët me autizëm. Do të ndihmoj me aq sa mundem, sepse e kam përjetuar vetë.”

Top Channel

You may also like