Ndahet nga jeta piktori i njohur, Ali Oseku. Vuante nga një sëmundje e rëndë

by editor

Advertisements

Piktori i njohur Ali Oseku është ndarë nga jeta ditën e sotme. Oseku njihet si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.

Fatkeqësisht ai nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Ali Oseku (1944) Lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.

Advertisements

Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.

You may also like