Punimet në klubin e natës i marrin jetën 27 personave në Stamboll! Disa të tjerë të plagosur rëndë

by editor

Advertisements

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri gjatë punimeve për riparimin e një klubi nate në Stamboll.

Sipas mediave vendase, që citojnë zyrën e guvernatorit të Stambollit, tetë persona janë plagosur, shtatë nga të cilët në gjendje të rëndë.

Raportohet se zjarri filloi gjatë rinovimeve në klubin, i cili ndodhet nën tokë, në lagjen Besiktas në qendër të Stambollit, në anën evropiane të qytetit.

Advertisements

Zjarrfikësit ndërhynë me 31 automjete dhe 86 efektivë, për të luftuar me flakët në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë persona. Ndërsa policia rrethoi zonën përreth.

Ende të paqarta janë shkaqet e zjarrit, që shkaktoi një tragjedi në kryeqytetin turk.

Advertisements

You may also like