Video shokuese e qiellit të kuq ‘si gjaku’ mbi qytetin kinez, banorët refuzojnë argumentimet zyrtare (fotot)

by editor

Në ato që shumë media i përshkruanin si ‘skena apokalipsi’, qielli i natës mbi një qytet në Kinë u kthye në ngjyrë të kuqe gjaku dy ditë më parë, duke shkaktuar frikë për tërmete apo eksperimente ushtarake, siç është raportuar më parë në vende të tjera.

Advertisements

Re ne të kuqe të ndezur që nuk kuptohet nga se ishin krijuar, mbuluan zonën Dinghai të metropolit kinez Zhoushan duke nisur nga ora 8 e darkës.

Advertisements

Një grua e paidentifikuar që kishte shpërndarë videon në rrjet tha: “Dikush tha se ishin drita të barkave të peshkimit, por unë nuk kisha parë ndonjëherë diçka të tillë, më dukej më shumë si diçka nga një shpërthim bërthamor”.

Një tjetër komentues shkruante: “Më duket si ndriçimi i diellit artificial, por për ngjyrën nuk di ç’të them”.

Në një tjetër koment thuhej: “Nuk mund ta besoj këtë, shpresoj të mos jetë tërmet, por gjithsesi nga kjo nuk ka asgjë të mirë”.

Evente të ngjashme janë raportuar si ai në Britani ne fund të vitit të shkuar, ndërsa në Kinë janë parë dy herë më parë në Fuzhou në 2022, dhe në Fujian në maj 2022.

Zyrtarët e motit në Dinghai mohonin se ishte një fenomen ‘supernatyral’ dhe justifikoheshin se ishin “drita të kuqe të përdorura nga barkat vendase të peshkimit”, por kjo nuk i bindte banoret.

Një muaj më parë Changsha, kryeqyteti i Hunan u vesh nga errësira në mes të ditës, prej një stuhie ku retë kishin krijuar një shtresë disa kilometrash në qiell, kjo ndodhi vitin e shkuar dhe ne Stamboll te Turqise.

Zyrtarët e qytetit ndezën dritat prej stuhisë së papritur të 29 prillit ne Chengsha, ku dita u bë natë për disa orë, shkruan rrjeti britanik The Sun.

You may also like